Posts

Es werden Posts vom November, 2020 angezeigt.

Rinoceronti I bardhë

Bild
Rinoceronti i bardhë (Ceratotherium simum) është specia më e mëdhe e rinocerontëve. Rinocerontët e bardhë përbëhen nga dy nënlloje: rinoceronti i bardhë jugor dhe rinoceronti i bardhë verior . Rinoceronti i veriut ka shumë pak individë të mbetur, me vetëm dy të konfirmuar në vitin 2018 (dy femra, Fatu 18 dhe Najin 29), të dyja në kaptivitet. Sudani, rinoceronti i fundit i bardhë mashkull i njohur në botë, vdiq në Kenia më 19 mars 2018. [2]

Zebra

Bild
Zebrat[1] janë disa specie të familjes së kuajve Afrikanë të bashkuar nga gëzofi i tyre i dallueshëm bardhë e zi me shirita. Shiritat e tyre vijojnë në forma të ndryshme, unike për secilin individ. Ata janë në përgjithësi kafshë shoqërore që jetojnë në tufa të vogla duke vijuar në tufa të mëdhaja. Ndryshe nga të afërmit e tyre më të afërt, kuajt dhe gomerët, zebrat nuk janë zbutur akoma.Ekzistojnë tre lloje të zebrave: zebra e fushës, zebra malore dhe zebra e Grevit. Zebra e fushës dhe ajo malore i përkasin nëngjenisë Hippotigris, por zebra e Grevit është specia e vetme e nëngjenisë Dolichohippus. Ky i fundit i ngjan një gomari, në të cilën zebrat janë të lidhura ngushtë, ndërsa dy të parat duken më shumë si kali. Të tre i përkasin gjenisë Equus.

Oktapodi

Bild
Oktapodi është kafshë detare, jovertebrore, pra nuk ka shtyllë kurrizore. Bën pjesë në grupin e Kryekëmborëve. Tetë tentakulat e tij funksionojnë për të kapur prenë. Ai fshihet në koralet dhe e josh prenë e tij. Ai ka ventuza tek tentakulat e tij te cilat e ndihmojne per te kapur dicka ose dike. Ngjyra më e ndeshur e një oktapodi esht e kuqja. Aji jeton ne ujra te ftoht dhe ushqehet me mikrogjallesa.

Stina e Dimrit

Bild
Stina e katërt dhe më e ftohtë e vitit, që vjen pas vjeshtës (në gjysmërruzullin verior fillon me 22 dhjetor e mbaron me 21 mars). Dimër i ftohtë (i butë, i egër, i ashpër). Dimër i gjatë. Dimër me dëborë. Këtë dimër. Tërë dimrin. Në dimër. Në mes të dimrit. Para (pas) dimrit. Stina e dimrit. Shirat (të ftohtët) e dimrit. Acari (thëllimi) i dimrit. Pushimet e dimrit (për nxënësit e studentët). Rrobat e dimrit. Netët e dimrit. Hyri (doli, filloi, mbaroi) dimri. E hodhën (e kaluan, e kapërcyen) dimrin. Mbledh (ruaj) për dimër.