Stambolli

Stambolli, i njohur ndërkombëtarisht si İstanbul (në turqisht: İstanbul, IPA: [istɑ̟nbuɫ]), është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë. Është qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vendë. Me një popullsi prej rreth 14,8 milion banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë. Stambolli është ndërtuar në vendin e qytetit të lashtë greke Bizantion, quajtur kështu nga Byzas e Megaras, i cili e themeloi atë në vitin 667 pes. Është ndërtuar në të dy anët e Golden Horn (turq. Halic) në hyrjen jugore të ngushticës së Bosforitë, e cila me një gjatësi prej rreth 35 km lidh Detin e Zi (turq. Karadeniz) në veri deri në Detin Marmara në jug. Në këtë mënyrë është i vetmi qytet në botë i cili gjendet në dy kontinente, Evropë (Thrakës Lindore) dhe Azi. Qyteti modern është i ndarë në tre zona kryesore, Stambollin e vjetër (turq.eminonu dhe Fatih ), zona e Beyoglu (turq. Beyoglu) me rrethin e Galatas, dhe Scutari (turq. Uskudarit) së bashku me periferinë tjerë në anën e kundërt aziatik të Bosforit.
https://youtu.be/4It9yQSjaGA

Kommentare

Beliebte Posts aus diesem Blog

Delfini

Stina e Dimrit

Llojet e kercenuara