Llojet e kercenuara

Sot është një ditë e veçantë në kalendarin mjedisor, 15 maji përkon me ditën e llojeve të kërcënuara. Fatkeqësisht numri i llojeve të kërcënuara është shumë i madh, si pasojë e shkatërrimit të habitateve, ndikimit të njeriut, politikave të gabuara etj. Sot është momenti i duhur për t’i kushtuar vëmendje të veçantë dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut lidhur me llojet e rrezikuara. Po çfarë janë llojet e kërcënuara? Sa lloje të tilla kemi në Shqipëri? Llojet e kërcënuara sipas IUCN (The International Union for Conservation of Nature), janë ata lloje te cilat janë të predispozuara që të zhduken nga habitatet e tyre natyrore në të ardhmen e afërt. Ata ndahen në 3 kategori: i ndjeshëm (Vulnerable – VU), i rrezikuar (Endangered – EN), në rrezik Kritik (Critically Engangered – CR). Sipas Listës së Kuqe të Shqipërisë, miratuar nga Ministria e Mjedisit në Shtator 2013, janë 575 lloje të florës dhe faunës të kërcënuara sipas kategorive të IUCN-së. Ndër to është edhe Kali i q...