7 dhe 8 Marsi

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve '90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të njohur shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.[1] [2Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë shekullare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. U hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e fundme të perandorisë.[2] Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muzeum[3] dhe ndodhet në veri të Bulevardit "Shën Gjergji".[4]Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare përbrenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja përbëri një qendër për edukimin kulturor dhe patriotik, rëndësia e saj është e një vlere të veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit.[5]

Data e hapjes së saj festohet nga shqiptarët si "Dita e Mësuesit".[6]

Dita Ndërkombëtare e Gruas (DNG) festohet më 8 mars çdo vit.[1] Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.2008

Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t'u bërë një "Ditë Ndërkombëtare e Gruas". Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

8 marsi njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Kommentare

Beliebte Posts aus diesem Blog

Delfini

Stina e Dimrit

Llojet e kercenuara