Posts

Es werden Posts vom Juni, 2021 angezeigt.

Serrat

Bild
Serrat Serra  është një strukturë me mure dhe çati të bëra kryesisht nga materiale transparente, siç është plastika ose xhami (qelqi), në të cilën  rriten bimët  që kërkojnë kushte të rregulluara klimatike. Këto struktura variojnë në madhësi nga serra të vogla deri tek strukturat me madhësi të madhe industriale. Brendësia e një serre të ekspozuar në rrezet e diellit bëhet dukshëm më e ngrohtë se temperatura e jashtme, duke mbrojtur përmbajtjen e saj në mot të ftohtë. Një serrë plastike në  Zelandën e Re Serra gjigande në  Hollandë Shumë serra komerciale nga plastika apo xhami janë objektet e prodhimit të  teknologjisë së lartë  për perime, lule ose fruta. Serrat e qelqit janë të mbushura me pajisje, përfshirë instalimet e kontrollit, ngrohjen, ftohjen, ndriçimin, dhe që mund të kontrollohen nga një kompjuter për të optimizuar kushtet për rritjen e bimëve. Pastaj teknika të ndryshme përdoren për të vlerësuar nivelin e temperaturës dhe kushtet tjera klimatike të serrës (d.m.th., temperat