Serrat

Serrat

Serra është një strukturë me mure dhe çati të bëra kryesisht nga materiale transparente, siç është plastika ose xhami (qelqi), në të cilën rriten bimët që kërkojnë kushte të rregulluara klimatike. Këto struktura variojnë në madhësi nga serra të vogla deri tek strukturat me madhësi të madhe industriale. Brendësia e një serre të ekspozuar në rrezet e diellit bëhet dukshëm më e ngrohtë se temperatura e jashtme, duke mbrojtur përmbajtjen e saj në mot të ftohtë.

Një serrë plastike në Zelandën e Re
Serra gjigande në Hollandë

Shumë serra komerciale nga plastika apo xhami janë objektet e prodhimit të teknologjisë së lartë për perime, lule ose fruta. Serrat e qelqit janë të mbushura me pajisje, përfshirë instalimet e kontrollit, ngrohjen, ftohjen, ndriçimin, dhe që mund të kontrollohen nga një kompjuter për të optimizuar kushtet për rritjen e bimëve. Pastaj teknika të ndryshme përdoren për të vlerësuar nivelin e temperaturës dhe kushtet tjera klimatike të serrës (d.m.th., temperaturën e ajrit, lagështinë relative dhe deficitin e presionit të avullit) në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e prodhimit përpara kultivimit të një kulture specifike.

Kommentare

Beliebte Posts aus diesem Blog

Delfini

Stina e Dimrit

Llojet e kercenuara